Pele do të prehet në një mauzole, varrezë vertikale me rekord Guinness

Futboll

Pele do të prehet në një mauzole, varrezë vertikale me rekord Guinness

Më: 3 janar 2023 Në ora: 20:34
Pele do të prehet në një mauzole, varrezë vertikale me rekord Guinness

Ka përfunduar procesioni nëpër rrugët e Santos për të shoqëruar legjendën Pele në udhëtimin e fundit. Arkivoli i “Mbretit” të futbollit mbërriti në Memorial Necropolis Eucumênica de Santos, i konsideruar si varreza më e lartë në botë sipas Librit të Rekordeve Guinness dhe e njohur gjithashtu si “varreza vertikale”.

Është një kullë 14-katëshe, që mban 14 000 varre.

Pelé e kishte prenotuar varrin e tij që në vitin 2003 dhe në një intervistë të hershme ai ka shpjeguar se zgjedhja ishte diktuar nga fakti se ndërtesa nuk dukej si një varrezë dhe se pozicioni i saj ka pamje nga stadiumi “Vila Belmiro”, stadium në të cilit dekada më parë legjenda e futbollit u bë i njohur me bëmat e tij.

Pelé do të prehet në një mauzole të projektuar posaçërisht për të prej 200 metrash katrorë dhe që të kujton një stadium futbolli, i kompletuar me bar sintetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat