CR7 nuk heq dorë nga fiksimi Champions

Futboll

CR7 nuk heq dorë nga fiksimi Champions

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:56
Ronaldo

Cristiano Ronaldo pranoi milionat nga Arabia Saudite dhe firmosi për dy vite me Al-Nassr. Sulmuesi portugez do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon, ndërkohë që në akordin e arritur me drejtuesit e klubit të ri ka përfshirë edhe një klauzolë interesante.

37-vjeçari shpresoi deri në fund për një rikthim në “Santiago Bernabeu” te Reali i Madridit, klub ku shkroi historinë dhe u kthye në legjendë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gjithsesi ekziston një mënyrë që CR7 të rikthehet në futbollin europian dhe Champions League, kompeticionin e tij të preferuar. Marca raporton se në akordin me Al-Nassr është përfshirë mundësia e transferimit te Newcastle.

Klubi anglez zotërohet nga Fondi Shtetëror i Investimeve të Arabisë Saudite, me Ronaldon që do e priste me kënaqësi rikthimin në ishull, por gjithmonë nëse Newcastle ia del të kualifikohet në Champions League.

Skuadra e Eddie Howe po bën shumë mirë në Premier League dhe pas javës së 17-të numëron 34 pikë duke u renditur si forcë e tretë në kampionat. Tifozët shpresojnë që Newcastle të vijojë kështu deri në fund. Të njëjtë gjë shpreson edhe golashënuesi më  i mirë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat