Premier Liga njofton planin e shkëlqyer për të nderuar Pelen në çdo ndeshje këtë vikend

Futboll

Premier Liga njofton planin e shkëlqyer për të nderuar Pelen në çdo ndeshje këtë vikend

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 17:18
Pele

Premier Liga ka njoftuar klubet për të nderuar Pelen gjatë raundit të ardhshëm të ndeshjeve, pas vdekjes së legjendës braziliane mbrëmë.

Pele ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare në Spitalin Albert Einstein, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e Peles, një futbollist jashtëzakonisht i talentuar që kapërceu sportin tonë dhe frymëzoi miliona njerëz gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme”, thuhet në një deklaratë të Premier Ligës.

Premier Liga ka konfirmuar planet për klubet për të nderuar kontributin e Peles në futboll, me një minutë duartrokitje që do të mbahet para fillimit të çdo ndeshjeje këtë vikend.

Lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve do të mbajnë një shirit të zi në krah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat