Haaland: Çdo gjë që shihni lojtarët sot duke e bërë, Pele e kishte bërë i pari

Futboll

Haaland: Çdo gjë që shihni lojtarët sot duke e bërë, Pele e kishte bërë i pari

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 14:39
Pele ka vdekur mbrëmë në moshën 82 vjeçare

Bota e futbollit po vazhdon të reagojë për ndarjen nga jeta të legjendës braziliane, Pele.

Pele ka vdekur mbrëmë në moshën 82 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të zorrës së trashë.

Ndër lojtarët që kanë reaguar për vdekjen e ikonës braziliane ishte edhe superylli i Manchester Cityt, Erling Haaland.

“Çdo gjë që ju e shihni duke bërë lojtarët sot, Pele e kishte bërë i pari. U prefsh në paqe”, shkruante Haaland në “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat