Pas vrasjes së futbollistit, e dashura e tij me fjalë prekëse

Futboll

Pas vrasjes së futbollistit, e dashura e tij me fjalë prekëse

Nga: K. G. Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 12:47
Jess kur ishte në shoqëri me Fisherin

Futbollisti Cody Fisher u godit me thikë në natën fatale (para tre ditëve) në një klub nate teksa rrinte me miqtë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai nuk i mbijetoi plagëve. 

Policia ka nisur hetimet dhe ndërkohë janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e tij.

Familja dhe miqtë e tij janë shumë të pikëlluar nga vdekja e tij e parakohshme dhe e dashura e tij Jess është gjithashtu e tronditur.

“Ai nuk e meritonte këtë. Me vjen shume keq që diçka e tillë i ka ndodhur dashurisë sime, të lutem eja në shtëpi. Do të dua përgjithmonë Cody”, ka shkruar Jess në një postim në rrjetin social.

Një nga dëshmitarët okularë që ndodhej në klub atë mbrëmje tha se situata në lokal ishte shumë e tensionuar.

“Një grup të rinjsh të shqetësuar hynë në klub atë mbrëmje dhe të gjithëve iu duk se donin të shkaktonin telashe. Të gjithëve na ishte e qartë se nuk erdhën atje për të shijuar muzikë të mirë”, -thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat