Kampioni synon pikët e plota ndaj Leeds

Futboll

Kampioni synon pikët e plota ndaj Leeds

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 09:47
Leeds United-Manchester City

Xhiro e 17 e Premier Ligës angleze do të mbyllet sot me ndeshjen tejet interesante mes Leeds United dhe Manchester Cityt.

Kampioni aktual i kampionatit anglez do të synojë pikët e plota nga kjo përballje, e cila zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Elland Road”.

Në xhiron e fundit të zhvilluar të dy këto skuadra pësuan humbje, ku Leeds u mposht 4:3 nga Tottenhami, kurse Cityn e befasoi Brentfordi, ku ky i fundit regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1.

Momentalisht, City zë vendin e tretë në tabelë me 32 pikë të arkëtuara, krahas Leeds që renditet në vendin e 15 në kuotën e 15 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Leeds nuk do të paraqiten Adams, Dallas, Gray dhe Sinisterra, kurse te City mungojnë Alvarez, Dias dhe Mendy.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Leeds United (4-2-3-1): Klaesson; Kristensen, Cooper, Koch, Struijk; Roca, Forshaw; Aaronson, Rodrigo, Harrison; Gelhardt

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Akanji, Cancelo; Gundogan, Rodri, De Bruyne; B. Silva, Haaland, Foden

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat