Mourinho garon për çmimin prestigjioz

Futboll

Mourinho garon për çmimin prestigjioz

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 12:07
Mourinho garon për çmimin prestigjioz, falë triumfit historik në Tiranë

José Mourinho është gjithashtu i pranishëm në listën e kandidatëve për çmimin e trajnerit më të mirë të klubeve për vitin 2021, të hartuar nga IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Trajneri nga Setubal është në garë për këtë çmim, referuar vitit në të cilin u “martua” me projektin e Romës dhe familjes “Friedkin”, duke fituar Konferencën e Ligës në finalen historike të Tiranës kundër Feyenoord, në vitin e tij të parë në stolin verdhekuq.

Megjithatë, për të fituar çmimin e lakmuar, ish-trajnerit të Interit në kohën e “tripletës” do t’i duhet të përballet me kundërshtarë absolutë.

Këtu është lista e plotë e trajnerëve në garë: Carlo Ancelotti, Jürgen Klopp, Pep Guardiola, Unai Emery, Julian Nagelsmann, Oliver Glasner, Jose Mourinho, Luciano Spalletti, Dorival Júnior, Luiz Felipe Scolari, Abel Ferreira, Hugo IRegbara, Hugo IRegbara, , Brian Schmetzer, Albert Riera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat