Di Maria e uli qëllimisht shpejtësinë për të fituar penalltinë

Futboll

Di Maria e uli qëllimisht shpejtësinë për të fituar penalltinë

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 14:53
Di Maria

Gjyqtari polak Szymon Marciniak u gjend në qendër të vëmendjes së publikut francez dhe shumë e konsiderojnë këtë 41-vjeçar përgjegjës për humbjen ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës. Marciniak tregoi tre herë pikën e bardhë në finale. Dy herë ka “nderuar” francezët me penallti dhe një herë skuadrën e Argjentinës.

Francezët nuk e pranojnë vendimin që i dha epërsinë Argjentinës. Ata besojnë se nuk ka pasur penallti pas duelit mes Ousmane Dembele dhe Di Maria. Për këtë temë ka folur ish-gjyqtari francez Joel Quiniou. Ai pretendon se penalltia është e diskutueshme, por nuk ka pse të bëhet skandal.

“Pika e rëndësishme është fakti se Di Maria e ngadalësoi qëllimisht shpejtësinë kur u ndesh përballë Dembeles dhe më pas ra në mënyrë jo bindëse. Ai nuk duhet të kishte marrë penalltinë”, tha Quinion, duke shtuar:

“Penaltia e dhënë është një vendim i tmerrshëm. Duhet të shikosh të gjitha detajet, VAR-i nuk reagoi, as arbitri nuk kërkoi ndihmë. Ai mund ta kishte parë videon për të qenë 100 për qind i sigurt. Nuk ka asnjë skandal i madh, por penalltia është e diskutueshme”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat