Martinelli i thotë “jo” Barcelonës

Futboll

Martinelli i thotë “jo” Barcelonës

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 17:58
Martinelli

Martinelli i thotë “jo” Barcelonës!

Brazili nuk arriti dot të shkonte në finalen e madhe të 18 dhjetorit, pas atij eleminimi ndaj Kroacisë, e ashtu si Brazili, as anësori i “Seleçaos”, Gabriel Martinelli nuk arriti të vinte “gjurmën” e tij, në Kupën e Botës, ku minutat e pakta ishin të pamjaftueshme për 21-vjeçarin.

Mirëpo, forma e vetëm një Botërori nuk mund të hedhë poshtë talentin e anësorit të Arsenal, ku kërkohet nga shumë ekipe elitare e ndër to është dhe Barcelona, e cila prej kohësh po mbante nën “vëzhgim”, procesin e rinovimit të kontratës së brazilianit, me shpresën se mund të kishte një afrim “loë-cost”, në “Camp Nou”.

Megjithatë, Gabriel Martinelli nuk do të largohet nga Arsenali, pasi sulmuesi i ri brazilian ka vendosur të rinovojë me “topçinjtë” deri në vitin 2027, duke prishur “ëndrrat” e tifozëve “blaugranas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat