Kroacia gjunjëzon Marokun, fiton medaljen e bronztë  

Futboll

Kroacia gjunjëzon Marokun, fiton medaljen e bronztë  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 dhjetor 2022 Në ora: 15:45 Përditësuar në ora: 17:52 më 17.12.2022
Kroacia

Kroacia e treta, Maroku i katërti

Kroacia është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në futboll.

Kroacia ka treguar lojë më të mirë dhe e ka gjunjëzuar me rezultat 2:1 Marokun, në ndeshjen që u zhvillua në Doha të Katarit. 

Është medalja e tretë që prej se ekziston shteti kroat, medaljen e parë të bronztë e fituan në vitin 1998 në Francë (me selektor Mirosllav Çiro Bllazheviqin), të argjendtën në vitin 2018 në Rusi (selektor Zllatko Daliç) dhe të bronztën sot në Katar (selektor Zllatko Daliç).

Ardian Kozniku është shqiptari i parë që me kroatët ka përqafuar medaljen e bronztë në vitin 1998.

Në minutën e 7-të, Kroacia Joshko Gvardiol nga rreth 11 metra me kokë mposht portierin maroken, Bono.

Gëzimi ishte jetëshkurtër pasi që marokenët kundërpërgjigjen menjëherë në minutën e 9-të.  

Futbollisti Achraf Dari nga afërsia realizon me kokë për rezultatin 1:1.

Kroacia ka treguar lojë më të mirë dhe si rezultat i kësaj shënuan edhe golin e dytë duke iu falënderuar Mislav Orshiq. 

Ai nga rreth 13-14 metra, në një pozitë si anash ka shënuar supergol në këndin e majtë të portës, ku topi godet shtyllën dhe futet në rrjetë në minutën e 42-të.

Pjesa e dytë dinamike, një Kroaci e rrezikshme por edhe Maroku pati mundësitë e veta. 

Në minutën e 47-të, Maroku me fat, goditja e Orshiçit nga 17 metra shkoi përskaj shtyllës së djathtë.

Futbollisti Youssef En Nesyri (Marok) në minutën e 75-të pati rast ideal por portieri Dominik Livakoviq reagon për mrekulli duke shpëtuar portën e tij.

Tre minuta pa përfunduar takimi, Kovaçiç nga afërsia e në pozitë ideale gjuan në shtyllën e dytë dhe topi shkoi jashtë portës.

Në minutën e 90+5, En-Nesyri i pafat, me kokë gjuajti mbi portë.

Kroatët festojnë triumfin dhe që fituan medaljen e bronztë, ndërsa Maroku ka arritur suksesin më të madh në histori të shteteve afrikane, duke përfunduar në pozitën e katërt në Kampionatin Botëror, por i pafat që të kthehet me medalje në vendin e tyre.  

Kroacia - Maroku 2:1

Stadiumi "Khalifa International" në Doha. 
Gjyqtar: A. Al Jassim (Katari).
Shënues: Gvardiol (7'), Orshiç (42') - Dari (9').
Kartona të verdhë: Ounahi, Amallah..
Kroacia: Livakovic; Stanishiq, Sutalo, Gvardiol, Perishiq; Modriç, Kovaçiç, Majer (Pashaliç 66'); Kramariç (Vllashiç 61'), Livaja (Petkoviç 66'), Orshiç (Jakiç 90+5').
Maroku: Bono; Hakimi, Dari (Benoun 64'), El Yamiq (Amallah 67'), Attiat-Allah; Sabiri (Chair 46'), El Khanouss (Ounahi 56'), Amrabat; Ziyech, En-Nesyri, Boufal (Zaroury 64').

Kroacia më e mirë

(E plotësuar) - 90' Kroacia afër medaljes. 6 minuta shtesë.

87' Kovaçiç nga afërsia në pozitë ideale gjuan  në shtyllën e dytë dhe topi shkon jashtë portës. 

Kroacia - Maroku 2:1

Stadiumi "Khalifa International" në Doha. 
Gjyqtar: A. Al Jassim (Katari).

Shënues: Gvardiol (7'), Orshiç (42') - Dari (9').

Kartona të verdhë: Ounahi, Amallah..

Kroacia: Livakovic; Stanishiq, Sutalo, Gvardiol, Perishiq; Modriç, Kovaçiç, Majer (Pashaliç 66'); Kramariç (Vllashiç 61'), Livaja (Petkoviç 66'), Orshiq

Maroku: Bono; Hakimi, Dari (Benoun 64'), El Yamiq (Amallah 67'), Attiat-Allah; Sabiri (Chair 46'), El Khanouss (Ounahi 56'), Amrabat; Ziyech, En-Nesyri, Boufal (Zaroury 64').

82' Kroacia afër medaljes.

77' Ndeshje e luftuar.

75' Youssef En Nesyri (Marok) pati rast ideal por portieri Dominik Livakoviq reagon për mrekulli duke shpëtuar portën e tij.

74' Kroatët kërkojnë të ruajnë por edhe të thellojnë fitorern.

73' Kroacia e rrezikshme me gjuajtje nga rreth 20 metra.

70' Maroku po lufton për të barazuar.66' Pashaliç futet në vend të Mayer dhe Petkoviç e ndërron Livajën.

63' Kroacia ka rast të mirë që të fitojë medaljen.

60' Ka shumë minuta, gjithçka e hapur.

57' Maroku ka presionin e madh. 

52' Lojë e madhe e kroatëve.

50' Kroatët po sulmojnë.

47' Maroku me fat, godtija e Orshiçit nga 17 metra shkoi përskaj shtyllës së djathtë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Ndeshja drejt fundit të pjesës së parë.

42' Mislav Orshiq nga rreth 13-14 metra, nga një pozitë si anash ka shënuar supergol në këndin e majtë të portës, ku topi godet shtyllën dhe futet në rrjetë.

40' Maroku kërkon medaljen e parë në histori.

35' Kroacia synon medaljen e tretë,, e para e bronztë në vitin 1998, e dyta e argjendtë në vitin 2018.

32' Edhe Maroku kohë pas kohe është i rrezikshëm.

28' Kroacia po luan më mirë.25' Kroacia kërkon golin e epërsisë.

22' Dy gola deri me tash.

18' Kramariç gjuan me kokë por plogësht e drejt në duart e portierit maroken.

14' Maroku në presion.

12' Lojë e fortë.

9' Maroku kundërpërgjigjet dhe barazon 1.1. Achraf Dari nga afërsia realizon me kokë për 1:1.

7' Kroacia Joshko Gvardiol me kokë nga rreth 11 metra mposht portierin maroken.6' Të dy ekipet luajnë me kujdes.

4' Lojë e baraspeshuar.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Intonohen himnet.

Daliç nuk ka ndryshuar shumë nga formacionet e ndeshjeve të mëparshme

Pas rreth 1 ore në stadiumin “Al Jassim” do të zhvillohet “finalja e vogël” mes Kroacisë dhe Marokut, e vlefshme për një medalje të bronztë, në “Katar 2022”.

Tekniku Zlatko Daliç nuk ka ndryshuar shumë nga formacionet e ndeshjeve të mëparshme, ku në portë do të vendoste Livakoviç, në mbrojtje Stanisiç, Gvardiol dhe Sutalo. Mesfusha me 5 do të përbëhet nga Majer, Modriç, Perisiç, Kovaçiç dhe Orsiç, ndërsa në sulm do të pozicionohen Karmariç dhe Livaja.

Në krahun tjetër, Walid Regragui ka zgjedhur të pushojë disa nga lojtarët, të cilët shkruan historinë me “afrikano-veriorët” këtë Botëror.

Në portë sërish është Bono, në mbrojtje Dari, El Yamiq, Attiat-Allah dhe Hakimi, mesfusha përbëhet nga Amrabat, El Khannous dhe Sabiri, ndërsa në sulm janë vendosur, Ziyech, En-Nesyri dhe Boufal..

Kroacia dhe Maroku luajnë për vendin e tretë, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Kroacisë dhe Marokut kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kroacia dhe Maroku do të luajnë mes vete ndeshjen e fundit të tyre në Katar, e cila vlen për medaljen e bronztë dhe zhvillohet nga ora 16:00 në Khalifa International Stadium.

rajnerët e të dyja skuadrave kanë mungesa të theksuara për këtë ndeshje, por kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Kroacia: Livakovic; Stanishiq, Sutalo, Gvardiol, Perishiq; Modriç, Kovaçiç, Majer; Kramariç, Livaja, Orshiq

Maroku: Bono; Hakimi, Dari, El Yamiq, Attiat-Allah; Sabiri, El Khanouss, Amrabat; Ziyech, En-Nesyri, Boufal.

Kroacia apo Maroku? Luftë prë medaëje

Duke filluar nga ora 16:00, Kroacia dhe Maroku diskutojnë atë që mund të konsiderohet si finalja e vogël e Kupës së Botës teksa dy kombëtaret që mund të konsiderohen surprizë për atë që dhuruan në Katar, synojnë të dalin me medaljen e bronztë.

Së fundmi, trajnerët Dalic dhe Regragui kanë zbuluar edhe formacionet titullare teksa ashtu siç edhe pritej si në radhët e Kroacisë, ashtu edhe në atë të Marokut ka ndryshime.

Mundësia i është dhënë lojtarëve që kanë marrë më pak gjatë kompeticionit teksa në stol tek ballkanasit janë ulur Brozovic, Lovren apo edhe Sosa.

Nga ana tjetër, te Maroku, edhe për shkak të problemeve fizike në stol janë mbrojtësit Aguerd dhe Saiss së bashku me mesfushorin Ounahi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat