Van Gaal përpara sfidës me Senegalin: Spanja favorite

Futboll

Van Gaal përpara sfidës me Senegalin: Spanja favorite

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 19:05
Van Gaal

Holanda do të përballet nesër me Senegalin në Botëror. Në prag të sfidës, trajneri Luis van Gal doli në një konferencë për mediat. Ai analizoi ekipin e tij dhe rreziqet e ndeshjes kundër afrikanëve.

“Senegali është kampion i Afrikës dhe nuk do të jetë e lehtë, por i mungon Sadio Mane. Unë jam një tifoz i tij dhe kur isha trajneri i Mançester Junajtid u përpoq ta sillja në “Old Trafford”.

Mendoj se është një mungesë e madhe për Senegalin. Por nga ana tjetër dhe ne nuk do të kemi Memfis Depai. Ai është futbollisti me më shumë gola dhe më shumë asistime”.

Tekniku i “Tulipanëve” është shprehur se mund ta fitojnë Botërorin për shkak se kanë ekip më cilësor se në vitin 2014. Ndër të tjera ai është shprehur se edhe Spanja është ndër favoritët për të triumfuar në Katar, jo vetëm prej lojës por edhe prej trajnerit.

“Unë kam vendosur tashmë se kush do të debutojë nesër. Nuk ishte një vendim i vështirë. Kemi një ekip më të mirë se në vitin 2014 ku u renditëm në vendin e tretë. Mendoj se mund ta fitojmë Kupën e Botës.

Unë mendoj se Spanja është ndër favoritët për të fituar Kupën e Botës, jo vetëm për shkak të mënyrës së lojës, por edhe për shkak të trajnerit Luis Enrike”, përfundoi Van Gaal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat