Shqipëri - Armeni, kuqezinjtë dukshëm favoritë

Futboll

Shqipëri - Armeni, kuqezinjtë dukshëm favoritë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:28
Shqipëri - Armeni, kuqezinjtë dukshëm favoritë

Shqipëri - Armeni, kuqezinjtë dukshëm favoritë. Sa kuotohet fitorja sot e Kombëtares në “Air Albania”!

Shqipëria do të përballet sot në miqësore me Armeninë, në orën 17:30, në stadiumin “AIR Albania”, në duelin e fundit të vitit kalendarik 2022.

Takimi i fundit mes dy përfaqësuesve është ajo fitore 0-3 e Kombëtares që na dërgoi për në finalet e “EURO 2016”.

Për kompanitë e basteve, padyshim që kuqezinjtë janë favoritë, duke e kuotuar një fitore të mundshme me koeficientin 1.65, ndërsa një barazim me 3.75, ndërkohë që fitorja e Armenisë është 5.5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat