Dzeko: Vitet nuk kanë rëndësi, rekordet janë për t’u mposhtur

Futboll

Dzeko: Vitet nuk kanë rëndësi, rekordet janë për t’u mposhtur

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:09
Dzeko

Sulmuesi i Interit Edin Dzeko, është shprehur i kënaqur me golin e shënuar dhe fitoren e skuadrës së tij kundër Bolognas.

‘Nerazurët’ mbrëmë mundën Bolognan (6-1), duke u futur në zonën e Championsit.

Sulmuesi boshnjak më golin e mbrëmshëm është bërë golashënuesi i dytë më i vjetër tek Interi.

“Golashënuesi i dytë më i vjetër i Interit pas Mihajlovic? Unë nuk mendoj për këto gjëra. Rekordet janë atje për t'u mposhtur. Sa më shumë gola të shënoj, jam aq më i lumtur dhe aq më mirë për ekipin”, tha Dzeko.

“Për mendimin tim vitet nuk numërohen, fusha është vendi ku duhet të provosh nëse ia del apo jo. Nëse e sheh që nuk ia del, atëherë duhet të largohesh, por mendoj se mund ta bëj akoma”, theksoi Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat