Besiktas i zhgënjyer me Dele Alli

Futboll

Besiktas i zhgënjyer me Dele Alli

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:16
Besiktas i zhgënjyer me Dele Alli

Drejtuesit e Besiktas nuk janë të kënaqur me formën e Dele Alli këtë sezon të garave.

Alli gjatë verës që lamë prapa, ishte transferuar nga Evertoni në formë huazimi te klubi turk, Besiktas.

Krerët e Besiktasit sipas mediave turke, nuk janë të kënaqur me performancën e anglezit dhe tashmë nuk janë duke llogaritur tek Alli.

Reprezentuesi anglez javën e kaluar u kritikua nga trajneri i Besiktas, Senol Gunes për angazhimin e tij të dobët në stërvitje.

Alli këtë sezon të garave, ka bërë vetëm nëntë paraqitje me Besiktas dhe ka shënuar vetëm një gol.

Besiktas thuhet së më nuk do të llogarisë në shërbimet e Alli dhe po planifikon ta lirojë atë që të rikthehet në Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat