Besiktas rikthen trajnerin që çoi Turqinë

Futboll

Besiktas rikthen trajnerin që çoi Turqinë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 12:06
Besiktas rikthen trajnerin që çoi Turqinë

Senol Gunes, “arkitekti” i vendit të tretë të Turqisë në Kupën e Botës 2002, u emërua trajner i Besiktas të premten (sot) për të zëvendësuar francezin Valerien Ismaël.

“Mirë se erdhe sërish në shtëpi, Senol Günes”, -shkruan klubi i Besiktas në “Twitter”.

Trajneri 70-vjeçar ka fituar tashmë dy kampionate me ekipin e Stambollit gjatë periudhës të tij të parë në krye të këtij klubi (2015-2019). Kontrata e tij e re është e vlefshme deri në fund të sezonit 2023-2024, bëri me dije Besiktas në një deklaratë.

Senol Gunes do të jetë në krye të “ringjalljes” së ekipit, i 5-ti në renditjen e Superligës Turke pas 11 ndeshjesh.

Pavarësisht një fillimi të mirë të sezonit, “Shqiponjat e Zeza” kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit.

Besiktas njoftoi të mërkurën se kishin “rënë dakord reciprokisht” për ndërprerje të kontratës së francezit Valerien Ismaël, shtatë muaj pas marrjes së detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat