Publikohen formacionet zyrtare. Pioli nuk heq më dorë nga De Ketelar

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare. Pioli nuk heq më dorë nga De Ketelar

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 20:20
Publikohen formacionet zyrtare. Pioli nuk heq më dorë nga De Ketelar

Milani luan sot një transfertë të vështirë në fushën e Sampdorias, ku kuqezinjtë synojnë kreun e renditjes. Por nuk do të jetë një duel i thjeshtë edhe për shkak të mungesave në sulm që kanë detyruar Piolin që të aktivizojë përsëri të njëjtët lojtarë përpara.

Kështu, në sulm ai e nis me Zhiru nga minuta e parë pasi nuk ka mundësinë t’i dhurojë pak frymëmarrje francezit, si pasojë e dëmtimeve të Ibrahimoviç, Rebiç e së fundmi Origit. Ndërkohë, De Ketelar është kthyer në pikë fikse e sot do të jetë përsëri nga minuta e parë në fushën e lojës.

FORMACIONET ZYRTARE

SAMPDORIA (4-3-1-2): Audero; Bereszinski, Ferrari, Murijo, Auxhelo; Vijar, Leris, Rinkon, Sabiri, Djuriçiç; Kaputo.

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kjaer, Kalulu, Teo Hernandez; Tonali, Pobega; Mesias, De Ketelar, Leao; Zhiru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat