Felix: Cristiano mbetet Cristiano

Futboll

Felix: Cristiano mbetet Cristiano

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 12:51
Felix: Cristiano mbetet Cristiano

Joao Felix ishte një nga emrat e shumtë që u lakuan si përforcime të mundshme për Manchester United në merkaton e verës. Madje, thuhej se “Djajtë e Kuq” ishin të gatshëm të ofronin deri në 130 milionë euro për ta transferuar portugezin e Atletico Madrid në Old Trafford. Megjithatë, duket se në fund bëhej fjalë vetëm për thashetheme merkatoje pasi vetë 22-vjeçari thekson se në asnjë moment nuk është informuar nga Atletico mbi një ofertë të anglezëve.

“Mua nuk më mbërriti kurrë një ofertë nga ana e Manchester United, këto situata lidhen drejtpërdrejtë me presidentin dhe aim und të dij diçka më tepër. Unë jam i fokusuar te Atletico dhe po mendoj për skuadrën”, shprehet Felix.

Ndërkaq, talenti luzitan ndalet të flasë edhe për patriotin e tij Cristiano Ronaldo. Felix beson se pavarësisht moshës 37-vjeçare, CR7 do ta ndihmojë shumë kombëtaren e Portugalisë në Botërorin e Katarit.

“Cristiano mbetet Cristiano, edhe nëse nuk luan me vazhdimësi. Për ne është një nder ta kemi në skuadër, edhe nëse është në moshën 37-vjeçare, është gjithnjë mirë kur mund të mbështetesh në një lojtar si ai.

Mendoj se fakti që nuk po bën mirë te United, nuk ka për të ndikuar fare kur të vija punë tek paraqitja e kombëtares dhe ne do të zhvillojmë një Botëror të madh”, u shpreh Felix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat