Në Angli hedhin dyshime!

Futboll

Në Angli hedhin dyshime!

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 12:30
Parker

Scott Parker, ish-trajneri i Bournemouth u shndërrua në “timonierin” e parë që u shkarkua në këtë sezon të Premier League. Edhe pse Parker ishte arkitekti kryesor i rikthimit të skuadrës në elitë dhe e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar ndaj Aston Villa-s, sërish humbjet ndaj Manchester Cityt, Arsenal dhe Liverpool duken se nuk u toleruan nga drejtuesit.

Në fakt, ai që rëndoi llogaritë e trajnerit 41-vjeçar ishte disfata shkatarrimtare 9-0 ndaj Liverpool.

Gjithsesi, në Angli po hedhin dyshime nëse arsyeja e shkarkimit ishte vërtet rezultati i thellë ndaj të kuqve, apo pushimi nga puna erdhi si pasojë e deklaratave të Parker.

Ky i fundit, pas asaj ndeshje kritikoi hapur shoqërinë për faktin se në merkato nuk kishte afruar lojtarët e duhur për të përballuar elitën angleze ndërsa shtoi se do të ishte një sezon shumë i vështirë. Kështu, përveç humbjes që ndikoi në bilancet e tij, Parker duket se ka mbajtur përgjegjësi për sinqeritetin e tepruar në publik, diçka që drejtuesit e klubit nuk ia kanë falur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat