Shkëlqeu me 37 golat e shënuar, sulmuesi shqiptar prezantohet te ekipi italian

Futboll

Shkëlqeu me 37 golat e shënuar, sulmuesi shqiptar prezantohet te ekipi italian

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 23:37
Shkëlqeu me 37 golat e shënuar

Dardan Vuthaj ka ndërruar ekip ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar shpërtheu me 37 gola në 41 ndeshje me ekipin e Novarës në Serinë D, duke tërhequr vëmendje të madhe në Itali.

26-vjeçari tashmë i është bashkuar Foggia-s, me të cilën do të luajë në Serinë C, me objektiv ngjitjen një kategori më sipër.

“Unë po vij te Foggia për të fituar. Kur klubi më thirri, i lashë mënjanë të gjitha kërkesat e tjera për të ardhur këtu. Ka një projekt të rëndësishëm dhe këta tifozë më çmendin. Një objektiv personal?

Të shënoj shumë gola duke e vënë veten në dispozicion të ekipit. Mezi pres të filloj, forca Foggia“, ka thënë Dardan Vuthaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat