Mancini: Këto janë tre skuadrat favorite

Futboll

Mancini: Këto janë tre skuadrat favorite

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 15:09
Mancini

Roberto Mancini ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport në të cilën ka folur edhe për kampionatin italian dhe luftën për titull 22022/23, që sipas tij do të ketë tre skuadra favorite.

Trajneri i Italisë është shprehur në këtë mënyrë në lidhje me favoritet për Scudetto-n: “Milan, Inter dhe Jujventus janë përpara të gjithëve”, kathënë  Mancio.

“Më pas shikoj Roma-n dhe Napoli-n. Futbolli i vërtetë nuk ka filluar akoma, por vera e kuqezinjve ka përcjellë sinjale shumë të mirë”.

Duke analizuar pikërisht kampionët e Italisë, Mancio ka shtuar: “Kanë Leao që mund të rritet akoma shumë, dhe e njëjta gjë vlen për Tonali-n. Për të dy do të jetë sezoni vendimtar”.

Për Inter-in: “Zikaltrit kanë gjithmonë të njëjtën mbrojtje dhe 3 pikët do të sjellin më shumë përqendrim, ndërsa Lukaku bën diferencën në Itali.

“Për më tepër, nëse Gosens bën Gosens-in, Inter nuk humb shumë. Unë shikoj Bastoni-n, që mund të bëhet një mbrojtës i madh, por duhet të punojë. Duhet të jetë një sezon i rëndësishëm për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat