Çfarë po ngjan me Berishën?

Futboll

Çfarë po ngjan me Berishën?

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:23
Çfarë po ngjan me Berishën?

Një sezon i ri nis dhe lu.fta për një vend mes shtyllave fillon përsëri nga e para. Berisha fitoi vendin e titullarit në mesin e sezonit të shkuar dhe e mbajti pozicionin e tij deri në fund. Por duket se ky edicion i ri futbolli nuk do e gjejë përsëri në fushë.

“Tuttosport” raporton se Vanja Milinkoviç-Saviç ka bindur trajnerin Juriç me punën e bërë në stërvitje.

Portieri serb ka dhënë gjithçka për rimarrë portën e Torinos. Mënyrën për ta arritur e ka të qartë, stërvitje dhe vetëm stërvitje.

Në një kohë kur pjesa tjetër e skuadrës gjendej duke kryer dushin pas seancës stërvitore, gardiani serb gjenden ende mes shtyllave duke u praktikuar. Pas ndeshjes së fundit të zhvilluar, zëvendës trajneri i Torinos ka folur për mediat, ku e ka bërë të qartë zgjedhjen e klubit sa i përket portës.

“Vanja bëri mirë në stërvitje dhe për momentin vendosëm të përqendrohemi te ai. Mendoj se bëri mirë. Vitin e shkuar me Berishën kishte dualizëm. Mendojmë me ta hap pas hapi. Për momentin kemi zgjedhur Milinkoviç-Saviçin”, ka thënë Mateo Paro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat