Juventusi gjen zëvendësimin e Arthur te Chelsea

Futboll

Juventusi gjen zëvendësimin e Arthur te Chelsea

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 17:41
Arthur Melo

Mesfushori brazilian, Arthur Melo është afër një transferimi në formë huazimi te Valencia, duke i hapur rrugën Juventusit që të interesohet seriozisht për mesfushorin e Chelseat, Jorginho, raporton “90min”.

Juventusi dëshiron me çdo kusht të largojë nga skuadra si Arthur ashtu edhe mesfushorin Adrien Rabiot gjatë afatit kalimtar të verës, dhe tani duket se mesfushori brazilian është drejt largimit nga “Allianz”, përcjell KosovaPress.

Besohet se Valencia është afër marrëveshjes me Juventusin për të huazuar Arthurin për sezonin 2022/23, ku trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso, besohet të jetë një tifoz i madh i lojtarit.

Spekulohet se Gattuso zhvilloi bisedime pozitive me Arthur të martën, bisedime që duket se e kanë bindur atë të kthehet në La Liga.

Tani, me largimin e Arthur që duket se është i pashmangshëm, Juventusi thuhet se e ka gjetur zëvendësimin e tij te skuadra e Chelseat, pasi që ka shprehur interesim në mesfushorin italian, Jorginho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat