Kur Prishtina pa Fadil Vokrrin turpërohet para 20 mijë vetave në Shkup dhe shkarkimi i trajnerit

Futboll

Kur Prishtina pa Fadil Vokrrin turpërohet para 20 mijë vetave në Shkup dhe shkarkimi i trajnerit

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2022 Në ora: 15:48
Stadiumi në Shkup

Prishtina për pesë vite qëndroi në elitën e futbollit ish jugosllav.

Prej ndeshjeve që mbahet mend është edhe ajo në Shkup, kur Prishtina pësoi humbje të rëndë, me rezultat 5:0 nga Vardari, në takimin e javës së 13-të, që u zhvillua me 18 nëntor të vitit 1984.

Shënues: Dimitrovski (14'), Ringov (22' e 73'), Pançev (37') dhe Zdravkov (40').Image

Pamje nga ndeshja Vardari - Prishtina

Një ndeshje që u përcoll nga 20 mijë shikues, mbi 2 mijë veta ishin nga Kosova. 

Prishtina u paraqit pa kapitenin Fadil Vokrri. 

Skuadrës nga kryeqyteti asgjë nuk i shkoi ndoresh dhe katër gola pësoi vetëm në pjesën e parë. 

Pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajnerit Vukashin Vishnjevci, iu tregua dera, u shkarkua, pasi që kjo humbje ishte e padurueshme të gjenerata e artë e Prishtinës. 

Nuk vonoi shumë dhe në vend të tij emërohet Ajet Shosholli, që pas kësaj sfide (të mërkurën e 21 nëntorit) takohen me Cërvena Zvezdën dhe luajtën baras (1:1).    

 “Katastrofë e turpshme e batalionit të shpartalluar.

Vardari gjithnjë e më shumë mori lojën në duar me vrapime të pandërprera, me pasime të sakta dhe me kohë dhe me aksione të shpejta e solli shumë shpesh në pozitë të pavolitshme mbrojtjen shumë të dobët të Prishtinës, prej portierit Stevanoviq e deri tek i fundit”, kështu shkruante mes të tjera gazetari Veli Vraniqi në sportin e “Rilindjes”.

Prishtina renditej në vend të 16-të me 10 pikë e Vardari në të pestin me 14 sosh pas 13 jave.

Vardari - Prishtina 5:0

Stadiumi në Shkup.
Shikues: mbi 20.000.
Gjyqtarë: Çoliq (Sarajeva), Kulenoviq (Bosanska - Dubica), Kërstini (Beograd).
Shënues: Dimitrovski (14'), Ringov (22' e 73'), Pançev (37') dhe Zdravkov (40').
Kornerët: 4:7 në të mirë të Prishtinës.
Kartona të verdhë: Xh. Muriqi dhe Cana.
Vardari: Zhivanoviq 7, Jovanovski 6, Simovski 7, Dimitrijeviq 7 (Micevski), Setinov 8, Janevski 7, Zdravkov 6, Georgievski 7, Pançev 8, Goraçinov 7 (Todorovski) dhe Ringov 8.
Prishtina: Rade Stevanoviq 4, Behajdin Gjinali 4 (Faton Domi 6), Xhevdet Muriqi 4, Sahit Kelmendi 5, Skënder Shengyli 6, Rifat Mehinoviq 5, Kujtim Shala 5, Fadil Muriqi 5, Mensur Nexhipi 5, Zoran Martinoviq 5 (Agim Cana 6) dhe Zoran Batroviq 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat