Grealish keqtrajtohet nga Club America

Futboll

Grealish keqtrajtohet nga Club America

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 17:39
Grealish keqtrajtohet nga Club America

Dihet, mënyra më e mirë për t’u përgatitur për sezonin e ri është padyshim ajo që të luash dhe të stërvitesh në fushë. Miqësoret, në këtë kuptim, janë gjëja më e mirë.

Megjithatë, Jack Grealish, nuk duhet ta ketë menduar kështu në orët e para të së enjtes (me orën tonë). Në sfidën kundër Club America të Manchester City-t të tij, në fakt, anglezi ka qenë protagonist i madh, por vetëm i faulleve të pësuar dhe një gjsymë sherri.

Gjatë ndeshjes, që ka qenë vetëm në letër miqësore, fantazisti anglez është vënë në shënjestër nga lojtarët kundërshtarë dhe, pothuajse në çdo prekje të topit, ka pësuar një faull dhe ka marrë disa goditje.

Gjatë ndeshjes kanë qenë të paktën 3 ndërhyrjet e ashpra të pësuara nga Grealish, i cili në një rast ka kërkuar me protesta një penallti duke bezdisur veçanërisht portierin kundërshtar Ochoa, me këtë të fundit që është shtyrë nga anglezi duke i dhënë jetë kështu një gjysmë sherri.

Pikërisht nga ai moment, zotëria 100 milionë është sulmuar akoma më shumë nga rivalët, dhe nga tifozët, me faulle të ashpra që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ndeshja është fituar 2-1 nga Manchester City dhe edhe pse ka qenë Kevin de Bruyne që ka shënuar dygolëshin, protagonisti i padiskutuar ka qenë Grealish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat