Shuma e majme që ofron për holandezin

Futboll

Shuma e majme që ofron për holandezin

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 21:55
Shuma e majme që ofron për holandezin

Bayerni i Mynihut e ka shumë seriozisht për Matthijs de Ligt.

Më pak se një muaj para fillimit të Bundesligës, drejtuesit e klubit bavarez janë gati të ndërmarrin hapa konkretë për të mbyllur marrëveshjen me Juventusin për mbrojtësin holandez.

Hasan Salihamidxhiq, pritet të hënën në Torino për të takuar drejtuesit e Juventusit dhe lojtarin, duke sjellë një ofertë konkrete për të dy, me dëshirën për t’u rikthyer në Gjermani me një “po” përfundimtare.

Nuk bëhet fjalë për 100 milionë euro, që është kërkesa fillestare e “Zonjës së Vjetër”, por as 60 milionë, që fillimisht ka vënë në pjatë Bayerni. Gjigantët gjermanë duhet t’i afrohen një totali prej 90 milionë eurosh mes pjesës fikse (rreth 80 milionë) dhe bonusit (rreth 10 milionë).

Për lojtarin kanë gati një kontratë pesëvjeçare, pra deri në vitin 2027, me një pagë bruto rreth 18 milionë euro në sezon.

De Ligt dëshiron të largohet nga Juventusi, por drejtuesit e dy skuadrave do të duhet të hedhin hapin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat