Miqtë kujtojnë Berishën dhe duelin me “birin e k***”:

Futboll

Miqtë kujtojnë Berishën dhe duelin me “birin e k***”:

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 17:58
Miqtë kujtojnë Berishën dhe duelin me “birin e k***”:

Shqipëria luan sonte ndaj Izraelit një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve pasi kushdo që fiton këtë sfidë, bëhet favorit kryesor për të fituar grupin në Ligën B, që sjell benefite shumë të mëdha.

Një sfidë ku sytë e tifozëve shqiptarë do të jenë më shumë te yjet e rinj, ndërsa në Izrael, e kanë mendjen te “veteranët” kuqezi.

Ai që ka ngjallur më shumë interes është Etrit Berisha, portieri dhe njëkohësisht kapiteni i kuqezinjve. Karriera e tij e gjatë ne Serinë A, por edhe fakti se disa vite më parë në një duel me Izraelin u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasje me Eran Zahavin, ka bërë që mediat izraelite t’i kushtojnë vëmendje gardianit aktual të Torinos.

“One.co.il” i ka kushtuar një artikull të gjatë Berishës, karrierës së tij dhe faktit se ai është kthyer në këtë sezon në një nga pikat fikse të skuadrës së Torinos, pasi priti me shumë durim t’i jepej mundësia pas dëmtimit të Milinkoviç-Saviç. Aty theksohet që gardiani shqiptar është pranë konfirmimit te Torino, por nuk ka ende të sigurt vendin si portier I parë. Kjo, edhe për shkak të disa defekteve që sipas saj ka portieri kuqezi.

“Daljet e tij nga porta nuk janë gjithmonë të sigurta dhe mbajtja e topit me këmbë (kryesisht me të majtën) ka nevojë për përmirësim”, shkruhet në këtë artikull duke nxitur lojtarët e Izraelit që të shfrytëzojnë në maksimum problemet e Berishës

Sigurisht, nuk mungonte as rikujtimi i ngjarjes së nëntorit 2016, kur Berisha u përplas me Eran Zahavin në ndeshjen që u luajt asokohe në “Elbasan Arena”, duke marrë edhe kartonin e kuq në ndeshjen që u mbyll me shifrat 0-3. Izraelitët kujtuan polemikat e shumta të atij dueli si dhe faktin që trajneri Xhani De Biazi nuk ngurroi ta cilësonte sulmuesin që provokoi Berishën si “bir k***”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat