Rritet interesi i tifozëve për sfidën e sotme mes Shqipërisë dhe Izraelit

Futboll

Rritet interesi i tifozëve për sfidën e sotme mes Shqipërisë dhe Izraelit

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 11:03
Rritet interesi i tifozëve për sfidën e sotme mes Shqipërisë dhe Izraelit

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve përballë Izraelit, kundërshtar që vjen për herë të tretë në tokën shqiptare.

Ndeshja do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “AIR Albania” dhe mesa mësohet deri tani janë shitur rreth 12 mijë e 500 bileta.

Ndërkohë që sot pritet që të ketë edhe një vrull tjetër dhe numri i tifozëve mund të arrijë deri në 14 mijë deri në orarin e ndeshjes.

Për sa u përket çmimeve, bileta më e lirë mund të gjendet me çmimin 750 lekë të rinj që janë sektorët mbrapa portave, ndërsa pjesa përballë tribunës ka bileta që kushtojnë 2 mijë dhe 3 mijë lekë të rinj, ndërsa te pjesa e tribunës kryesore çmimi është 10 mijë lek të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat