Vidal do të transferohet në Brazil te Flamengo

Futboll

Vidal do të transferohet në Brazil te Flamengo

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 23:57
Vidal do të transferohet në Brazil te Flamengo

Arturo Vidal do të transferohet në Brazil te Flamengo në javët e ardhshme të kësaj vere.

Mediet kiliane raportojnë se gjithçka është vendosur dhe shumë shpejt mesfushori do të bashkohet me klubin brazilian.

Vidal ka kohë që po sheh për mundësi të reja, pasi koha e tij te Inter ka përfunduar dhe Flamengo prej kohësh kërkon shërbimet e 35-vjeçarit.

Deri në këto momente kishte dyshime për afrimin e mesfushorit te Flamengo, kjo për faktin se trajneri Paulo Sousa dëshiron të krijojë një ekip të ri në moshë, megjithatë ai është bindur për formën e Vidal dhe transferimi do të ndodhë.

Mënyra se si Vidal do largohet nga Interi mbetet për t’u parë, pasi kontrata mes palëve skandon në verën e 2023-shit, por ajo që duket e sigurt është që mesfushori do largohet nga “zikaltërit”, për t’u transferuar te Flamengo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat