Juventus ultimatum për Di Maria dhe mendon për planin B

Futboll

Juventus ultimatum për Di Maria dhe mendon për planin B

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 11:48
Juventus ultimatum për Di Maria dhe mendon për planin B

Juventusi është lodhur nga Angel Di Maria. Bardhezinjtë i kanë ofruar 5.5 milionë euro në sezon dhe kjo shifër bëhet 7 milionë euro prej bonuseve, që lidhen kryesisht me numrin e ndeshjeve që do të aktivizohet.

Në Itali raportojnë se presin deri nesër një përgjigje përfundimtare nga Di Maria, i cili është përfolur së fundmi edhe për një kalim në LaLiga, te Barcelona. Nëse nuk marrin një përgjigje, bardhezinjtë do të shohin për pista të tjera.

Plani B te klubi nga Torino është ylli i Sassuolos, Domenico Berardi.

Për të Juventusi duhet të paguajë rreth 30 milionë euro për kartonin, ndaj edhe nuk duket i lehtë si operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat