Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në Andorra

Futboll

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në Andorra

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 22:53
Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në Andorra

Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në Andorra.

Të përzgjedhurit e drejtorit teknik Albert Bunjakit po përgatiten për ndeshjen e cila zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.

Stërvitja e parë në udhëtim e Dardanëve ka përfunduar me sukses derisa futbollistët janë optimist.

Andorra – Kosova zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Gjashtë ditë më vonë Kosova U21 e pret Anglinë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa me datën 13 përballet me Shqipërinë në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat