Të rinjtë e FC Shkupi fituan kupën

Futboll

Të rinjtë e FC Shkupi fituan kupën

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:28
Të rinjtë e FC Shkupi fituan kupën

FC Shkupi (gjenerata e vitit 2004) është fitues i kupës së Maqedonisë, pasi në finalen e madhe e ka mposhtur Shkëndijën në penallti 5-3 (ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa fitues 1-1)

Kjo finale është luajtur sot në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Golin për shkupjanët e shënoi Erion Shuku, ndërsa Besian Shabani shënoi për tetovarët e rinj.

Trajner i gjeneratës 2004 është Erkan Murseli, kurse ndihmës i tij Alisa Vishi.

Në penallti më meritor për triumfin e FC Shkupi ishte portieri Emre Ramadani i cili ndali gjuajtjen e Besian Shabanit dhe festa u takoi çairasv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat