Ceremonia mortore e “super-agjentit” , futbollistët i dhanë lamtumirën e fundit

Futboll

Ceremonia mortore e “super-agjentit” , futbollistët i dhanë lamtumirën e fundit

Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:59
Ceremonia mortore e “super-agjentit” , futbollistët i dhanë lamtumirën e fundit

Është përcjellë për në banesën ylli i merkatos Mino Raiola.

Bëhet me dije sipas mediave të huaja se ceremonia mortore ishte shume e rezervuar dhe private, teksa kjo e fundit ishte vetë kërkesa e 54-vjeçarit.

Në ceremoninë mortore të menaxherit të njohur, është preferuar që të ruhet sa më shumë privatësia e atyre që i kanë qëndruar pranë, ndaj në kishën e St. Sharl në Montekarlo, kanë qenë të pranishëm shumë pak persona. Por mes tyre ishin edhe “djemtë” e tij, futbollistë të cilët kanë qenë nën menaxhimin e Raiolës.

Emra si Fabregas, Haland, Donaruma, Verrati, Xhastin Klajvert apo edhe Ibrahimoviç, ishin mes pjesëmarrësve në ceremoninë mortore, për të përshëndetur një herë të fundit menaxherin i cili i ndihmoi të bëheshin ndër emrat më të njohur në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat