Salah mendon se mund ta fitojë Topin e Artë

Futboll

Salah mendon se mund ta fitojë Topin e Artë

Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:54
Salah mendon se mund ta fitojë Topin e Artë

Mohamed Salah mendon se mund ta fitojë Topin e Artë nëse Liverpool-i do të fitojë tyrofe të rëndësishëm në këtë sezon.

Të Kuqtë do të përballen me Real Madrid në finalen e Champions League më 28 maj dhe ata janë vetëm një pikë larg Manchester City-t në luftën për titull në Premier League.

Salah ka shënuar 30 gola ë 46 ndeshje të luajtura deri tani në të gjitha kompeticionet dhe e di se duhet të fitojë trofe për të siguruar Topin e Artë.

“Herën e fundit humba sepse shënova 40 gola, por ne nuk fituam trofe”, ka thënë Salah. “Këtë herë, numrat e mi janë shumë të lartë dhe e kemi fituar një kupë. Nëse fitojmë dy të tjerat, do të jetë entuziazmuese të shohim se kush do ta fitojë Topin e Artë.

“Ndërkohë duhet të përqendrohemi te objektivat e rëndësishëm, që janë trofetë për ekipin dhe pjesa tjetër do të vijë më mbrapa”.

“Ky është sezoni im më i mirë te Liverpool-i. Golat dhe asistet janë të larta dhe kam krijuar shumë raste, numrin më të lartë në Premier League.

“Nuk ndihem mirë kur skuadra humbet ose kur unë nuk shënoj dhe nuk e ndihmoj ekipin të fitojë. Por kur skuadra fiton dhe unë nuk shënoj, jam gjithsesi i lumtur.

“Përpiqem të kapem pas gjërave të vogla për të motivuar veten. Shikoj ndonjë rekord të vogël ose një rekord tjetër për ta mbajtur mendjen të zënë. Përpiqem të jem i uritur për diçka të re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat