Shehi: Nëse triumfojmë me durrsakët, i marrim fronin…

Futboll

Shehi: Nëse triumfojmë me durrsakët, i marrim fronin…

Më: 3 maj 2022 Në ora: 11:49
Shehi: Nëse triumfojmë me durrsakët, i marrim fronin…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Teutës, në orën 16:45, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 32-të, përpara mediave është shfaqur trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili ka analizuar këtë sfidë për bardheblutë nga kryeqyteti:

Ndeshja ndaj Teutës – “Duhet të futemi nesër në fushë për tu rikthyer te fitorja. Nuk duhet të ngarkohemi shumë nga ana emocionale, duhet të fokusohemi te 90 minutëshi. Do të përballemi me një kundërshtar që ka bërë mirë javët e fundit.”

Mungesat dhe dëmtimet – “Nuk jemi të plotë, na mungon Devid De Silva për shkak të dëmtimit që pësoi në Laç. Xhixha nuk është ende në 100% e tij, në ndeshjen e fundit nuk e kishim as të 18 lojtarët për të mos e rrezikuar me dëmtimin që ka, nesër do të shohim gjendjen e tij.”

Ecuria dhe impenjimi – “Ka qenë një periudhë pas një kampionati të mirë dhe lojtarët kanë bërë mirë duke dhënë 100% e tyre. Gjendja tani i shqetëson edhe gjërat e mira që mund t’i vijnë. Ka shumë lojtarë që janë me oferta dhe kjo i përshtjellon. Distanca e pikëve mund të ulë pak karikimin.

Dua që nesër të mos shoh fytyra të relaksuara, por fytyra me uri për tu rikthehemi te fitorja, sepse për ne në këtë kampionat është hera e parë që pësojmë dy humbje radhazi. Kur humbet përqendrimin është e vështirë që momente të caktuara të jesh në vlerësimin e duhur të tyre. Skuadrës i kam kërkuar vlerësim, impenjim maksimal te sfida e nesërme për tu rikthyer aty ku duhet.”

Kampionët në fuqi dhe kampionët e ri – “Do të ishte diçka e bukur që nëse do të arrinim ta siguronim titullin përballë skuadrës kampione. Një kampione në fuqi që me një fitore tonën, automatikisht kampiona do të ishim ne. Kjo situatë na ka ndikuar të ulim marshin dhe ritmin.”, përfundoi Orges Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat