Fabregas rikthehet në fushë pas 7 muajsh, zbulohet se ku do të luajë

Futboll

Fabregas rikthehet në fushë pas 7 muajsh, zbulohet se ku do të luajë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 08:19
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas është gati të kthehet në fushë pas 219 ditësh.

Mesfushori spanjoll do t’i shtohet rezervave të Monakos për ndeshjen e së shtunës ndaj Aubagne, e vlefshme për kampionatin National 2, divizioni i katërt francez.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit, nuk ka luajtur që nga 16 shtatori, nga ndeshja e parë e grupit të Champions League kundër Sturm Graz.

Ai u frenua nga koronavirusi dhe një sërë dëmtimesh që e shoqëruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat