​Liga e Kampionëve, Juventusi dhe Chelsea synojnë çerekfinalen

Futboll

​Liga e Kampionëve, Juventusi dhe Chelsea synojnë çerekfinalen

Më: 16 mars 2022 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Sot do të mësojmë dy skuadrat e fundit të cilat do ta lënë fazën e eliminatoreve, dhe do të sigurojnë biletën tutje për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sa i përket programit të sotëm do të kemi dy ndeshje tejet interesante, ku spikat ajo mes gjigandit italian Juventus dhe skuadrës spanjolle Villarreal, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, krahas këtij takimi, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes kampionit francez Lille dhe kampionit aktual evropian Chelsea.

Dy skuadrat të cilat arrijnë të regjistrojnë fitore sot do t’i bashkohen Liverpoolit, Manchester Cityt, Real Madridit, Bayern Munichut, Benficas dhe Atletico Madridit në çerekfinale të kësaj gare.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

21:00 Juventus – Villarreal (Stadiumi Allianz)

21:00 Lille – Chelsea (Stadiumi Pierre-Mauroy)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat