Ancelotti: Griseni çdo artikull gazetari që nuk e thotë këtë për Courtois

Futboll

Ancelotti: Griseni çdo artikull gazetari që nuk e thotë këtë për Courtois

Më: 14 mars 2022 Në ora: 12:52
Ancelotti: Griseni çdo artikull gazetari që nuk e thotë këtë për Courtois

Real Madridi i Carlo Ancelottit mund ta përafrojë titullin në ndeshjen e sotme kundër Mallorca. Trajneri italian u tregua i relaksuar në konferencën për shtyp, ku tregoi disa anekdota:

“Zakonisht, kur luaja për Milanin dhe shkoja në Romë, gjithmonë merrja duartrokitje. Jo për cilësitë e mia, por për arsye të tjera. Këtë e besoj për tifozët e futbollit, sepse lojtarët janë shembuj pozitivë për ta”.

Disa fjalë edhe për portierin e “Los Blancos”: “Për mua Courtois është portieri më i mirë në botë, Carvajal mbrojtësi i djathtë më i mirë, unë jam i njëanshëm në këto vlerësime.

Por, nëse dikush shkruan se Courtois nuk është në mesin e 10 portierëve më të mirë në botë, ju duhet t’ia grisni atë artikull gazetarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat