Pedri: Nuk ishim në nivel në pjesën e sulmit

Futboll

Pedri: Nuk ishim në nivel në pjesën e sulmit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 12:23
Pedri: Nuk ishim në nivel në pjesën e sulmit

Barcelona nuk shkoi më tej se sa një barazimi pa gola në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales së Ligës Europa, ndaj Gallatasarait.

Pedri pas ndeshjes theksoi se skuadra shpresoi në një fitore me shumë gola, por ata ngecën në fazën ofenzive.

“Ne po kërkonim të shënonim sa më shumë gola, por nuk ishte e mundur. Mendoj se nuk bëmë mirë në sulm, na mungoi ritmi me topin dhe nuk ishim mirë në presing”, tha Pedri.

Barcelona duhet të kërkojë biletën për në fazën tjetër përmes ndeshjes së kthimit që luhet në Stamboll, pas 7 ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat