Ageero: Nuk ishim shumë të zemëruar

Futboll

Ageero: Nuk ishim shumë të zemëruar

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:20
Ageero: Nuk ishim shumë të zemëruar

Sergio Aguero ka zbuluar se si është ndjenja të jesh mik i ngushtë me yllin e futbollit, Lionel Messin.

Gazetarja spanjolle, Veronica Brunati ia parashtroi këtë pyetje në Twitter, ndërsa ish-sulmuesi argjentinas nuk hezitoi të përgjigjej.

“Ne kënaqeshim gjatë gjithë kohës, sepse e e gjenim veten te njëri-tjetri. Realiteti është se ne nuk ishim shumë të zemëruar. Vetëm kur humbnim sepse donim të fitonim”, u përgjigj Aguero.

Messi dhe Aguero ishin bashkëlojtarë për shumë kohë te kombëtarja e Argjentinës, ndërsa vitin që lamë pas e fituan trofeun e Copa Americas.

Pas këtij suksesi, Aguero pati probleme me zemër dhe vendosi që të pensionohej nga futbolli aktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat