Kundër

Futboll

Kundër

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:26
Casanno

Antonio Kasano kur flitet për Juventusin nuk lëshon shpesh fjalë të mira, edhe nëse e gjithë Italia dhe Europa e komplimentuan për blerjen e Dushan Vlahoviçit, ish-fantazisti del sërish kundër rrymës:

“I vetmi që do të duartrokisja për tratativën Vlahoviç-Juve është presidenti Andrea Anjeli, i cili tregon se kur e do diçka arrin ta marrë gjithmonë. Gjithsesi, problemi është që ky akord nuk do t’i sjellë diçka pozitive asnjërës prej palëve.

Së pari, Vlahoviç ka gabuar që ka shkuar te Juvja, pasi me lojën që kërkon Alegri nuk do të ngjitet në nivelet e Fiorentinës. Juvja luan keq dhe shëmtuar, kjo i thotë të gjitha.

Nga ana tjetër edhe Vlahoviç nuk më duket një tip që mund të rezistojë në ambiente si ai i Juves, ku kërkohet seriozitet. Nuk e di a është gati, ndaj kam frikë se kjo tratativë është një dopiogabim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat