Fletcher kujton rregullin anti-CR7: E çmendëm për javë të tëra…

Futboll

Fletcher kujton rregullin anti-CR7: E çmendëm për javë të tëra…

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 07:15
CR7

Kur ka shkuar në Old Trafford, CR7 ishte një talent që duhej akoma të mësonte shumë. Siç ka kujtuar ish-mesfushori i Djajve të Kuq, Fletcher, portugezit i është dashur të punojë shumë për t’u bërë ai që është. Edhe pse Ferguson dhe stafi i tij ia kanë bërë jetën shumë të vështirë…

“Cristiano nuk e ka patur të lehtë të ambientohej. Kishte raste kur e mbante shumë topin  dhe nuk ishte akoma fenomeni që është tani. Kështu që ka kaluar momente të komplikuara, është përballur me një realitet shumë të papëlqyeshëm”, ka thënë Fletcher.

“Si atëherë kur Walter Smith, ndihmësi i Ferguson, ka vendosur të mos vërshëllejë asnjë goditje dënimi gjatë ndeshjeve stërvitore. Dhe unë e di me siguri se kjo gjë është bërë enkas për Ronaldo-n”.

Qëllimi i Ferguson ishte që ta mësonte Ronaldo-n të mos e mbante shumë topin dhe të luante më shumë me skuadrën.

“Ronaldo ka marrë shumë shkelma. Jo se në fillim ne kurseheshim, por të paktën merrje një goditje dënimi nëse pësoje fau8ll. Cristiano të provokonte dhe të shtynte t’i bëje faull, qeshte dhe merrte topin. Walter ka vendosur që nuk do të jepej më asnjë faull në stërvitje nga ai moment. Dhe Ronaldo është çmendur për dy javë: ‘kush është ky tipi skocez? Çfarë është kjo histori?’, thoshte”.

Pas zemërimit ka ardhur reagimi në fushë.

“Është e pabesueshme me sa shpejtësi Ronaldo ka mësuar ta pasojë topin sapo e merrte dhe të shpërthente, sepse e dinte se kështu nuk mund t’i shkaktonin faull. Në atë pikë ishte e kotë të mbahej akoma në fuqi ai rregull. Në atë periudhë ka filluar të shënojë edhe më shumë.

“Duket sikur diçka është ndezur brenda tij që e ka ndihmuar të kuptojë se duke bërë kështu, me aftësitë e tija fizike, do të ishte bërë akoma më i rrezikshëm. Një ide gjeniale e trajnerit, pa asnjë dyshim”.

Duke parë rezultatet, e vështirë ta kundërshtosh Fletcher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat