Kukësi mbyll bashkëpunimin me mesfushorin

Futboll

Kukësi mbyll bashkëpunimin me mesfushorin

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:12
Kukësi mbyll bashkëpunimin me mesfushorin

Albin Gashi zyrtarisht nuk është më një futbollist i Kukësit. Mesfushori me tipare ofensive nuk ishte në planet e trajnerit Diego Longo, i cili përgjatë këtij sezoni i kishte dhuruar vetëm 113 minuta dhe ato të marra në fillimin e kampionatit, saktësisht në 3 ndeshjet e para, ndaj Egnatias, Kastriotit dhe Laçit.

Prej atij momenti, 24-vjeçari është ulur vazhdimisht në stol në rolin e spektatorit, ndërsa në tre sfidat e fundit nuk ka qenë fare pjesë e ekipit. Ndaj, duke njohur situatën, të dyja palët kanë vendosur të ndajnë rrugët, teksa ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Kukësi sqaroi se për arsye familjare, futbollisti do të largohet drejt Austrisë, aty ku është edhe vendlindja e tij.

Njoftimi i Kukësit:

Njoftim i klubit!

Futbollisti Albin Gashi nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Sulmuesi 24-vjeçar ka kërkuar nga klubi që të largohet në drejtim të Austrisë arsye familjare dhe klubi e ka mirëkuptuar kërkesën e futbollistit duke e lënë të lirë.

Klubi i Kukësit e falënderon Gashin për kontributin e dhënë për fanellën e Kukësit dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat