Mankenda optimist për Prishtinën

Futboll

Mankenda optimist për Prishtinën

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:13
Mankenda optimist për Prishtinën

FC Prishtina të mërkurën me fillim në ora 12:30 do të përballet me Besën e Pejës në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Sfida në fjalë do të zhvillohet në Brestovik të Pejës.

Sulmuesi i Prishtinës, Geuthier Mankenda ka folur para ndeshjes duke theksuar se ai me bashkëlojtarë do ta kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër.

‘Prishtina në këtë ndeshje pret fitore dhe gjatë gjithë takimit do ta kërkojë kualifikimin tutje. Sikurse për çdo takim tjetër edhe për këtë ndeshje jemi përgatitur maksimalisht. Ata janë kundërshtar sikur kundërshtarët tjerë në kampionat dhe ata do të luajnë të motivuar. Besa ka një skuadër të mire’, tha Mankenda për faqen zyrtare të klubit të FC Prishtinës.

Në rrethin e dytë të Kupës marrin pjesë 32 skuadra, derisa ekipet fituese kalojnë në rrethin e tretë të garave.

Kujtojmë se në fazën 1/16 së finales në Kupën e Kosovës luhet vetëm një ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat