Gazetari akuzon yllin e Bayernit: Abuzon nëpër festa

Futboll

Gazetari akuzon yllin e Bayernit: Abuzon nëpër festa

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 13:06

Një gazetar investigativ francez i quajtur Romen Molina ka sulmuar yllin e Bajernit, Benzhamë Pavar. Sipas tij, mbrojtësi nuk po kalon një periudhë të mirë për shkak të abuzimit të tij në jetën private.

“Pavar nuk e ka mendjen te futbolli. Ai shkon në shumë festa që organizohen në Paris dhe konsumon shumë shisha. Ai nuk mund të sprintojë në maksimum duke u shfaqur shumë i avashtë.

Stafi i kombëtares franceze është shumë i shqetësuar për formën e tij”, u shpreh Molina. Edhe te kampionët e Gjermanisë Pavar nuk është shfaqur në nivelin më të lartë të tij.

Francezi humbet shumë dyluftime dhe në aksionet sulmuese është shumë i avashtë duke mos ndihmuar skuadrën siç ka bërë në sezonet e kaluar. Nuk mund të përjashtohet një largim i tij pasi në skuadrën e Bajernit nuk tolerohen shumë festat dhe abuzimi. Mjafton të kujtojmë Arturo Vidalin, i cili u largua pikërisht për këtë arsye nga Mynihu disa vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat