Futbollisti shqiptar pensionohet nga futbolli

Futboll

Futbollisti shqiptar pensionohet nga futbolli

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 21:45
Migjen Basha

Futbollisti që bëri shumë për Kombëtaren e Shqipërisë, Migjen Basha është pensionuar nga futbolli aktiv.

Edhe pse kishte spekulime që Basha do kalonte në kampionatin e Shqipërisë, kjo nuk ndodhi, ngase ky i fundit i dha fund karrierës si futbollist aktiv.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale:

“Ka ardhur koha për ta kthyer faqen …

Unë arrita të jetoj ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë këtij udhëtimi që filloi në Zvicër dhe më çoi në Itali, Greqi, Australi dhe përsëri në atë katrorë. Gjatë rrugës, me shumë dashuri dhe krenari mbrova edhe ngjyrat e vendit tim

Dua të falënderoj këtu të gjithë ata njerëz që më mirëpritën me krahë hapur dhe më ndihmuan të ndihem rehat

Inkurajimi nga familja ime, miqtë, mbështetësit, shokët e skuadrës, anëtarët e stafit dhe madje edhe kundërshtarët! Të gjithë ata disi më dhanë forcën për të luftuar në çdo top ??

Faleminderit të gjithëve për atë që më keni dhënë gjatë rrugës

Është koha për t’i thënë lamtumirë karrierës sime”, shkroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat