Ancelotti: Në pjesën e dytë ishim më mirë

Futboll

Ancelotti: Në pjesën e dytë ishim më mirë

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:45
Ancelotti: Në pjesën e dytë ishim më mirë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka kërkuar më shumë nga skuadra e tij, pavarësisht fitoren 1-0 në udhëtim te Real Betisi.

Dani Carvajal i rikthyer shënoi një gol në pjesën e dytë për të siguruar një ndeshje të tretë radhazi pa humbje për Ancelottin pas kthimit të tij në Madrid këtë verë.

Pavarësisht se nuk ishin në ecurinë e tyre më të mirë në Estadio Benito Villamarin, Los Blancos arritën ta marrin një fitore shumë të vlefshme.

Ancelotti pranoi se ka ende punë për të bërë për lojtarët e tij në javët e ardhshme, por pranoi se ka më shumë gjëra pozitive sesa negative në situatën aktuale.

“Në pjesën e dytë ishim më mirë, nuk ishte një lojë spektakolare, por ishte një lojë e pastër dhe ne jemi të lumtur”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Diario AS.

“Ne bëmë mirë sepse kemi punuar së bashku. Në pjesën e dytë shkuam në rreshtimin 4-4-2 për të pasur më shumë kontroll”.

“Ka shumë gjëra në të cilat duhet të përmirësohemi. Por mendoj se bilanci është pozitiv”, përfundoi trajneri i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat