Perla e tifozit të Arsenalit: E di, po ne kemi Brighton si rival

Futboll

Perla e tifozit të Arsenalit: E di, po ne kemi Brighton si rival

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 15:44
Perla e tifozit të Arsenalit: E di, po ne kemi Brighton si rival

Arsenali e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon të ri në “Premier League”.

Topçinjtë i kanë humbur dy takimet e para, ndërsa janë dorëzuar që në pjesë të parë ndaj Manchester City duke humbur sfidln me  5:0, me Granit Xhakën që u ndëshkua me karton të kuq.

Tifozët e Arsenalit kanë braktisur stadiumin që në pjesën e parë pasi nuk kishte arsye që të qëndronin më tepër.

Por perla e vërtet që po bënë bujën e rrjeteve sociale ka ardhur pas pyetjes mbi Cristiano Ronaldon.

Teksa gazetari pyet një tifoz të Arsenalit se çfarë mendon për faktin se do të kenë edhe portugezin si rival në kampionat, përgjigja ishte e shkurtër dhe shumë domethënëse: “Rivali ynë tani është Brighton, por e di, Ronaldo do të luajë në të njëjtin kampionat…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat