Klubi i Mainz rrezikon të gjobitet

Futboll

Klubi i Mainz rrezikon të gjobitet

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:19
Klubi i Mainz rrezikon të gjobitet

Klubi i Mainz rrezikon të gjobitet!

Me 11 mungesa për shkak të koronavirusit, Mainzi ia doli të befasojë të gjithë në ndeshjen e parë të Bundesligës, pasi triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Leipzigut.

Megjithatë klubi mund të paguajë me gjobë të shtrenjtë mënyrën e festimit të këtij suksesi, pasi Federata Gjermane ka hapur një hetim për faktin se lojtarët e Mainzit u treguan të pakujdesshëm dhe shkuan të festojnë me tifozët e madje në fund të ndeshjes u ulën edhe në tribunë, pranë tyre.

Ende nuk dihet se çfarë rrezikon konkretisht klubi i Mainz, pasi bëhet fjalë për një rast të paprecedentë, megjithatë për momentin është hapur një hetim dhe sipas mediave gjermane, pritet që të vijë shumë shpejt një gjobë e majme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat