Frika nga falimentimi

Futboll

Frika nga falimentimi

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 14:04
Frika nga falimentimi

Diskutime për pagat e mëdha dhe shpenzimet e klubeve në Bundelsigë ka pasur prej shumë kohësh.

Tani për këtë temë ka folur dhe CEO i Bajernit, Oliver Kahn. Për “Welt am Sonntag” drejtori ekzekutiv i klubit bavarez ka thënë: “Mendoj se duhet të ketë një limit për rrogat. Janë duke u diskutuar shumë modele dhe mendoj që ai amerikani është i duhuri për ne. Si do të ishte kjo, skuadrat duhet të kenë një limit çmimi për të gjithë lojtarët në dispozicion.

Mendoj vetëm kështu mund të shmangë krizat dhe humbjet e mëdha. Nuk ka asnjë logjikë që një lojtar të vazhdojë të marrë miliona euro në një kohë kur nuk luhet futboll dhe ai lojtar nuk sjell asnjë të ardhur”.

Kujtojmë që pas largimit nga futbolli i luajtur, Oliver Kahn kreu një shkollë profesionale për ekonomi duke u bërë më pas një nga biznesmenët më të suksesshëm në Mynih. Tani ai ka në dorë Bajernin e Mynihut, i cili është duke hasur vështirësi të mëdha financiare pas pandemisë. Kjo reflektohet edhe në merkaton e vakët të kampionëve të Gjermanisë që deri në këto momente ka lëvizur shumë pak.

Edhe pse trajneri Julian Nagelsman ka shprehur dëshirën që të ketë një lojtar krahu dhe një mesfushor në skuadër, Salihamixhiç e ka të vështirë të lëvizë në merkato pa marrë OK-n e Kahnit, i cili pak ditë më parë theksoi se skuadra e Bajernit është e plotë dhe nuk ka nevojë për përforcime. Kjo ngjalli shumë pakënaqësi te tifozët, edhe pse më pas Kahn në një intervistë për faqen zyrtare bëri prapaktheu duke thënë se nëse trajneri Nagelsman do ta shihte të arsyeshme do të ndërhynte në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat