Anderlechti po kalon disa momente të vështira

Futboll

Anderlechti po kalon disa momente të vështira

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:41
Anderlechti po kalon disa momente të vështira

Besnik Hasi, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka arritur të fitojë gjithçka në futbollin belg, ku tek Anderlechti ka dalë kampion si lojtar dhe trajner.

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” Hasi mes të tjerash u shpreh:

“Anderlechti po kalon disa momente të vështira në 2-3 vitet e fundit, sepse kanë pasur probleme financiare.

Janë ndryshuar disa gjëra dhe ka ardhur një legjendë e klubit, Vincent Kompani, një personalitet i futbollit belg dhe botëror që ka një vizion shumë pozitiv. Anderlechti luan një futboll dominant, e luajnë topin gjatë gjithë kohës. Në këtë moment ndoshta nuk kanë një ‘vrasës’ përpara për të shënuar golat, mirëpo mbizotërimin e topit do ta kenë gjithë kohës.

E vetmja pikë e dobët ka të bëjë me finalizimin, duke mos e konkretizuar lojën që bëjnë. Nuk shikoj ndonjë gjë tjetër.

Nëse Anderlechti luan në nivelin e tyre nuk ka shanse, ndërsa në realitet jo. Laçi s’duhet ta fusë veten në presion për të kaluar patjetër Anderlechtin. Ata duhet të bëjnë maksimumin në atë ndeshje dhe çdo rezultat që do të arrijnë do të jetë pozitive. Laçi ka disa pika të mira, që i pashë në ndeshjen e fundit dhe për mua janë në rregull”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat